Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 12:01

Ani Zonneveld është një grua imame nga Los Anxhelos.

Zonnevled ka themeluar një komunitet mysliman, që është pro vlerave progresive të fesë islame.

Komuniteti i saj mbron barazinë gjinore, të drejtat e homoseksualëve dhe martesat ndërfetare, transmeton Klan Kosova.

Zonnevled ishte e lindur për të qenë diplomate. Së paku ky ishte plani i babait të saj për të.

Ai ishte një ambasador dhe për këtë arsyje ajo u rrit në shumë vendi si Gjermania, Egjipti dhe India.

Por më vonë ajo u zhvendosh përgjithmonë në Los Anxhelos dhe filloi të shkruajë këngë dhe është fituese e  çmimit Grammy si tekstshkruese.

Ajo shkruante këngë për këngëtarin amerikan të muzikës blues, Keb’ Mo’.

Por ishte ngjarja e 11 shtatorit, që e bëri të kuptojë që dëshiron të studiojë për fenë dhe vendosi që të fillojë këtë proces të mësimit.

Vite më pas ajo filloi misionin e saj për luftimin kundër vehabizmit dhe keqinterpretimit të fesë dhe grupeve ekstremistëve si al-Qaeda dhe ISIS.

Në fillim të këtij viti ajo i shkroi një letër të hapur mbretit të Arabisë Saudite duke i bërë thirrje atij në luftën kundër ekstremizmit.

Zonneveld nuk ka turp për t’i sfiduar rregullat e fesë islame, shumica e të cilave sipas saj janë si pasojë e prapavijave kulturore.

“Ishte një mënyrë që t’i mbledhim të gjithë myslimanët së bashku”.

“Për ata mysliman që janë pro barazisë gjinore, të drejtave të njeriut, lirinë e fjalës, liria e besimit, ndarja e fesë nga shteti, dhe të gjithë këto vlera të mira”, shprehet ajo.

Grupi i saj është shpërndarë nëpër gjithë Amerikën, dhe ka gjithsej 10 mijë anëtar, ku shumica e tyre janë bashkuar në mënyrë të fshehtë.

Kjo për shkak të bindjes së saj pro të drejtave të LGBT-së, që është shumë e pranueshme për kulturën amerikane mirëpo është jo edhe për fenë të cilës ajo i përket.

“Duhet të kthehemi prapa në traditë  sepse Profeti Muhammad nuk e ka përndjekur asnjë homoseksualë, dhe në Kuran nuk shkruan asgjë për ta”, shprehet Zonneveld.

 

Pikëpamjet kryesore të Zonneveld janë interpretimi i ligjeve islame ose sheriatit.

Ajo e ka themeluar një kampanjë të quajtur #ImamsForShe, për t’i edukuar imamët rreth praktikave kulturore të tilla siç janë martesat e fëmijëve me burra më të vjetër.

Imamja këmbëngulë që kjo praktikë është joislame, dhe për këtë arsyje ajo ka filluar një program edhe në OKB.

Gjithashtu ajo është duke u dhënë diplomatëve mësime për Kuran duke shpresuar se do i inkurajojë ata për t’i sfiduar vendet si Irani dhe interpretimin e tyre të gabuar mbi fenë islame.