Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 16:14

Karakas  - Presidenti venezuelas Hygo Çavez i është nënshtruar operimit në Kubë.

Çavez të premten është operuar për shkak të abcesit në pjesën e kërdhokullit, njoftoi shefi i diplomacisë venezuelase, Nikolas Maduro.

Ai shtoi se Çavez mirë po kurohet nga intervenimi operativ.

Sipas tij, operacioni është kryer dje në mëngjes në Havanë dhe “ka sjellë rezultate të kënaqshme për shëndetin e presidentit”.

Çavez parakisht mjekohej për shkak të lëndimeve në gju.