Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 13:37

Karakas - Presidenti i Venezuelës, Hugo Chaves, është në gjendje kritike shëndetësore, publikoi gazeta në gjuhën spanjishte “El nuevo herald”, që botohet në qytetin amerikan Miami.

Gazeta, duke iu referuar Shërbimit të Inteligjencës Amerikane, thekson se Chaves është hospitalizuar në një spital në Kubë.

Edhe pse Shërbimi i Inteligjencës Amerikane nuk e konfirmon informacionin, supozohet se lideri komunist është i sëmurë nga kanceri në prostatë.

Ndërkohë, Qeveria e Venezuelës ka hedhur poshtë raportet se presidenti Hugo Chaves është në gjendje kritike, pas një intervenimi urgjent në Kubë, duke deklaruar se lideri “po e merr vetem shumë mirë”.

Qeveria e Chavesit tha se ai i është nënshtruar një operacioni të abscesit në pelvic, më 10 qershor dhe se vazhdon të kurohet.

Të premten, ministri i Jashtëm i Venezuelës, Nikolas Maduro tha se Çavezi “që gjendet ende në Kubë” ishte në, siç e quajti ai, “betejë të madhe” me shëndetin e tij.