Lajme Shqip Tuesday, 28 July 2015 10:44

Presdenti i Francës Francois Hollande tha se ai do të vendos “në javët e ardhshme” se a do të to heqë një kontratë të kontestueshme për të furnizuar Rusinë me dy anije lufte.

Fati i dy transportuesve të helikopterëve ka rënduar marrëdhëniet Francë-Rusi qysh kur Parisi kishte pauzuar marrëveshjen e 1.2 miliardë eurove një vit më parë pasi Perëndimi kishte vendosur sanksione mbi Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjen që u dha rebelëve separatistë në lindje të Ukrainës, transmeton REL.

“Kemi obligime kontraktuese”, tha Hollande. “Jemi duke diskutuar…dhe është një vendim që unë duhet të marr…në javët e ardhshme”.

Anija e parë duhej të dorëzohej në vitin 2014, ndërsa e dyta këtë vit.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka hedhur poshtë rëndësinë e marrëveshjes të vitit 2011 dhe deklaroi se Rusia kërkoi anijet kryesisht për të ndihmuar kantierin detar francez.

Kremilini megjithatë, ka bërë të ditur se Moskës duhet t’i kthehen paratë.