Lajme Shqip Wednesday, 26 December 2012 16:25

SHBA – Herën e fundit që njeriu ka shkuar në Hënë ka qenë para 40 vjetësh, kjo duket me të vërtetë një kohë e gjatë. Tani një kompani private amerikane  “Golden Spike”, po përpiqet ta ripërtërijë interesimin, duke krijuar sistem të transportit për në Hënë, të cilin mund ta përdorë secili vend.

Menaxheri i kësaj kompanie, Max Vozoff, thotë se po planifikon “është diçka si hekurudhë për në Hënë”.

Kompania “Golden Spike” ka shpallur këtë plan në  fillim të këtij muaji se shpreson se do ta ndërtoj një sistem raketor, që do të jetë në gjendje të mundësojë fluturimin e dy personave në Hënë dhe kthim prapa në Tokë, për çmimin prej 1.5 miliardë dollarësh, për një fluturim, deri në vitin 2020, transmeton Koha.

Kompania thotë se shpreson që kjo do të zgjojë interesim në shumë vende të botës për t’i dërguar astronautët e tyre në Hënë.

Por cilat do të ishin ato vende dhe çfarë do të kërkonin. “Janë një gjysmë duzine vendesh, që po dërgojnë anije robotike në Hënë, vetëm gjatë kësaj dekade dhe çmimi për të gjitha këto misione është afër asaj që ne propozojmë, me qëllim që t’i dërgojmë dy njerëz në Hënë”, thotë Max Vozoff, menaxher i kompanisë Golden Spike. Por, kur flitet për sistemin e transportit me njerëz, çmimi duket se është jashtëzakonisht i lartë.

“Golden Spike” vlerëson se çmimi për këtë lloj programi do të ishte prej 7 e deri në 8 miliardë dollarë, përfshirë zhvillimin dhe testimin. A mund të gjenden investitorët për këtë program?

“Mendoj se do të shihet gjatë tetë viteve të ardhshme. Nuk ka shumë projekte madhore të infrastrukturës, që fillojnë me të gjitha të hollat, që presin në xhirollogaritë e kursimeve. Në këtë aspekt, ne nuk bëjmë përjashtim. Nga ana tjetër, ky çmim është një e pesëdhjeta e çmimit që ishte dëshiruar për kapacitete të ngjashme.”

“Tash çmimi afërsisht ndahet ndërmjet atij për zhvillim dhe për testim, që do të thotë se ekziston një program testues gjithëpërfshirës për fluturime në gjithësi, i shoqëruar me këtë zhvillim para se ju ndonjëherë ta futni njeriun në bord të gjërave të këtilla”, thotë Max VoVozoff.(LajmeShqip.com)