Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 19:51

Pekin - Ura më e gjatë në botë mbi sipërfaqen e ujit është hapur në Kinë pas ndërtimit 4-vjeçar.

Ura mbi gjirin Xhiaozu në Detin e Verdhë është e gjatë 42 kilometra dhe i lidh portin lindor kinez Kingao me ishullin Hungdao.

Televizioni kinez Si-Si-Ti-Vi publikoi se ura është e gjerë 35 metra, ka gjashtë korsi dhe më shumë se 5.000 shtylla. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 1,5 miliardë dollarë.

Sipas televizionit konstruksioni është testuar të hënën, ndërsa ura dhe tunelet nën ujë janë hapur për trafik të martën.

Deri më tani ura më e gjatë mbi sipërfaqen e ujit, sipas të dhënave nga Libri i Ginisit të rekordeve ishte ura mbi liqenin Pontçartrejn në shtetin amerikan federal Luzijana, e cila është për katër kilometra më e shkurtë se ura kineze.