Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 12:49

Hagë – Gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi, të premten e caktuan paraqitjen e parë të ish-komandantit të ushtrisë të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, para Tribunalit.

Vendimin për paraqitjen e parë të Mlladiqit para Gjykatës, paradite e nënshkroi gjykatësi holandez Alfons Ori.

Është paraparë që të premten, Mlladiqi të prononcohet rreth 11 pikave nga aktakuza kundër tij, mes të cilave edhe ato për gjenocid dhe krime lufte.

Pas 16 vite fshehje, Mlladiqi u arrestuar më 26 maj në afërsi të Zrenjaninit, ndërsa dje u ekstradua nga Serbia në Hagë.