Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 10:28

Nju-Jork - Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës Serzh Bramerc duhet t’ia prezantojë sot Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara raportin e rregullt për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën në Hagë, nga i cili në masë të madhe varet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Me këtë, raporti i shkruar i Bramercit, i cili ndryshe konsiderohet si raporti më i ashpër i rregullt gjashtëmujor, sot do të zbutet me referim gojor, në të cilin ai do të shpreh kënaqësi për shkak të arrestimit dhe ekstradimit të ish-liderit ushtarak të serbëve boshnjak Ratko Mlladiq dhe për shkak të punës së kryer në mënyrë të mirë nga ana e policisë, shërbimeve të sigurisë dhe organeve tjera kompetente të Serbisë.

“Edhe pse në pjesën e shkruar do të konstatoj shumë mangësi, në fjalimin gojor do të shprehi kënaqësi nga arrestimi i Mlladiqit”, deklaroi Bramerc javën e kaluar dhe shtoi se edhe një numër i madh e politikanëve me përkushtim kanë punuar me qëllim që Mlladiqi të gjendet para Tribunalit.

“Bramerc nuk do ta ndërrojë raportin, i cili është përgatitur para arrestimit të Mlladiqit, por gojarisht do ta njoftojë KS-në për ndodhitë e reja”, deklaroi këshilltari i kryeprokurorit, Frederik Suinen, lajmëroi Tanjug.

Sipas Suinen kjo është një procedurë e zakonshme në rastet e tilla dhe raporti gojor do të konsiderohet si një pjesë e dokumentacionit zyrtar.

Suinen ka refuzuar të thotë nëse sot Bramerc, para KS-së bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës do ta vlerësojë si të plotë.

Ai theksoi se kjo do të kuptohet në seancën e Këshillit dhe shtoi se prokurori në çdo rast do ta lavdërojë mënyrën e favorshme të zhvillimit të ngjarjeve.