Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 16:17

Hagë – Gjykata Ndërkombëtare Penale sot lëshoi fletarreste për liderin libian, Moamer Gadaf, birin e tij Seif al Islam dhe dhëndrin e tij dhe shefin e shërbimit zbulues të Libisë, Abdula al Senusi, me akuzë për krime të luftës dhe për krime kundër njerëzimit.

Gadafi është shefi i dytë i shtetit, pas presidentin të Sudanit, Omar al Bashir, i shpallur për kërku nga ana e GJNP-së, theksojnë mediat franceze.

GJNP-ja për herë të parë lëshoi fletarrest ndërkombëtar për pjesëmarrës në konflikt aktual.

Tre janë të akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Kryeprokurori i GJNP-së, Luis Moreno – Okampo, në maj kërkoi të lëshohen fletarreste për tre persona, për shkak të vrasjes “me qëllim” të demonstruesve në Libi. Këshilli i sigurimit i KB-së kompetencën ia dorëzoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Sipas Moreno – Okampos, gjatë kryengritjes në Libi humbën jetën mijëra persona, ndërsa KB-ja thekson se regjimi i Gadafit ka detyruar përafërsisht 750.000 persona të ikin nga shtëpitë e tyre. Argumentet tregojnë se Gadafi ka përgatitur plan për shuarjen e protestave popullore në shkurt me të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe dhunë të përgjakshme, thekson Okampo në kërkesën e tij.

Forcat e sigurisë kanë udhëhequr politikë sistematike të sulmeve kundër civilëve, të konsideruar për disidentë, me qëllim që Gadafi ta ruajë pushtetin e tij, thuhet në tekst.

Kryeprokurori i GJNP-së e konsideron Moamer Gadafin 69-vjeçar për “ekzekutor të drejtpërdrejtë” të krimeve, ndërsa djalin e tij Seif al Islam për “bashkekzekutor të drejtpërdrejtë”, për çka e konsideron edhe Sanusin – dorën e djathtë dhe dhëndrin e kolonelit.