Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 13:39

Athinë - Policia greke përdori gaz lotsjellës që të dëbojë demonstruesit para ndërtesës së parlamentit gjatë mitingut të sotëm në të cilin protestohej kundër pakos së re të masave ekonomike.

Demonstruesit hodhën me gurë ndaj policisë e cila ishte vendosur para parlamentit ku deputetët pritet të fillojnë me debat për programin pesëvjeçar për masat ekonomike me qëllim që të zvogëlohet deficiti buxhetor dhe të parandalohet rënia financiare e Greqisë.

Numri i demonstruesve ishte rreth 20.000 dhe policia greke ndërmori operacion të madh që të sigurojë lëvizje me automobila dhe hyrjen e deputetëve deri në parlament.

Tensionet eskaluan para njërës hyrje ku demonstruesit tentuan t’i heqin rrethojat metalike dhe filluan të gjuajnë me gurë ndaj policisë e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.

Njëkohësisht, kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaroi se vazhdon të kërkojë konsenzus midis partive politike në shtet për pakon e re të masave ekonomike.

“Ky është moment historik për ne dhe besoj se konsenzusi kombëtar është i rëndësishëm dhe në interes të shtetit”, tha Papandreu para presidentit të shtetit Karolos Papulias.