Lajme Shqip e Hënë, 19 Mars 2012 09:03

Bruksel – Greqia sot do të marrë këstin e parë prej 5,9 miliardë euro (7,7 miliardë dollarë) nga pakoja  e re për shpëtim prej 130 miliardë eurove, e cila duhet ta mbajë vendin likuide, përderisa zgjat reforma e ekonomisë së saj, paralajmëruan përfaqësuesit e BE-së.

Greqia deri në vitin 2016 duhet të marrë gjithsej 172,7 miliardë euro nga partnerët e saj në eurozonë dhe FMN. Kjo shumë përfshin paratë të cilat mbetën nga pakoja e parë për shpëtim prej 110 miliardë eurove prej vitit 2010 dhe pakos së re prej 130 miliardë eurove.

Deri tani mjetet e siguruara, nuk do të jenë të mjaftueshme për t’i lehtësuar vështirësitë financiare të Greqisë.

Në raportin e të premtes, BE-ja vërejti se Greqia duhet të vazhdojë me përpjekjet për tërheqje të investitorëve të huaj dhe mbështetje në rritje, të orientuar në eksportin, për ta tejkaluar recesionin në të cilin gjendet tani më pesë vite me radhë.

Nën supozimin se qëllimet e vendosura do të realizohen, marrëdhënia e debisë greke ndaj BPV-së do të bjerë nën 117 përqind në vitin 2020 dhe nën 90 përqind në vitin 2030, është theksuar në raport.

Para marrëveshjes me investitorët privatë për uljen e debisë kjo vlerë arriti madje 160 përqind.