Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 12:46

Athinë - Shumica e supermarketeve  në Greqi fillojnë me fushata për mbështetjen e  konsumimit të mallrave greke, publikoi gazeta “Etnos”.

“Shfrytëzojmë atë që e prodhojmë, mbajmë veshmbathje greke,  konsumojmë ushqim grek, menaxhojmë turizëm grek”, theksohet në parullat e iniciatorëve të kësaj fushate.

Fushata organizohet me thirrjen e lëvizjes qytetare “Shfrytëzojmë atë që e prodhojmë”.

“Parashikohen në suaza  të fushatës këtë muaj  supermaketet më të mëdha në vend të shtypin bilborde, në të cilat do të shkruajnë mesazhe në mbështetje të mallrave greke. Billborded  do të ngjiten  në të gjithë vendin,  ndërsa mesazhet do të ketë edhe në  qeset e najlonit, të cilat jepen në dyqane.

“Konsumatorët duhet t’i respektojnë prodhimet greke. Vetëm kështu ne qytetarët  mundemi aktivisht të marrim pjesë në luftën kundër papunësisë, ta mbështetim  biznesin e vogël dhe të madh, bujqësinë, prodhuesit, turizmin në të gjithë vendin dhe ekonominë kombëtare, përmendet në kumtesën e organizatorëve të fushatës.