Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 17:00

Athinë-qeveria greke deklaroi se i ka pranuar kërkesat e kreditorëve të saj ndërkombëtar që gjatë këtij viti të pushojë nga puna 15.000 punëtorë nga sektori publik, në kuadër të ligjit të ri me të cilin dorëheqjet do të jenë të lejueshme.

Ministri i Reformave në sektorin publik Dimitris Repas i kumtoi dje lajmet për dorëheqjet, gjatë kohës kur sërish janë anuluar negociatat për pakon e re të ndihmës financiare, e cila është e nevojshme për Greqinë, që ta shmang falimentimin në muajin mars, kur për pagesën skadojnë obligacionet në vlerë prej 14,5 miliardë eurove.

Komisioni Evropian paraprakisht dje paralajmëroi se Greqia veç më po vonohet me realizimin e kërkesës së Brukselit në lidhje me marrëveshjen politike në kuadër të së cilës vendi i stërngarkuar obligohet se do ta riformojë ekonominë e vet dhe do ta zvogëlojë debinë publike në zëvendësim për pakon e re të ndihmës financiare ndërkombëtare.

BE-ja dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të listës së gjatë të kërkesave, përveç pushimit nga puna të sektorit të madh publik grek, kërkojnë edhe ulje të përfitimeve minimale bruto mujore i cili arrin 750 euro. (LajmeShqip.com)