Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 17:25

Manastir – Një i punësuar në “Postat e Maqedonisë”, në Manastir, është grabitësi i parave, i cili me veturën e postës ka grabitur 100 mijë euro, duke ikur në drejtim të panjohur.

Zëdhënësi i SPB-së në Manastir, Gjoko Strezovski, ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në ambientet e postës qendrore në Manastir.

“Bëhet fjalë për 44-vjeçarin S.D. nga fshati Bistricë, i punësuar në këtë ndërmarrje, i cili ishte i angazhuar për shpërndarjen e parave dhe dërgesave postare për në postat rajonale të rajonit Resnjë dhe Demir Hisar. Ai ka grabitur thesin me para dhe me makinën zyrtare të postës është larguar në drejtim të panjohur”, kanë thënë në SPB të Manastirit.

Janë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e grabitësit.