Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 11:26

SHBA – Policia e Nju Jorkut ka thënë se ka gjetur një pjese te ndenjeses të njërit prej aeroplanëve që është përplasur për kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator të vitit 2001.

Zëdhënësi i departamentit të policisë, Paul Browne, ka thënë se copa e madhe e metalit ka shenja të qartë që lexojnë “Boeing Co” dhe një numër të identifikimit.

Ajo është gjetur të mërkurën në mes të dy ndërtesave në Menheten, jo larg vendit ku kanë qëndruar kullat binjake.

Rreth 3,000 persona kanë humbur jetën në sulmet terroriste të 11 shtatorit, kur aeroplanët e rrëmbyer nga Al Kaida janë përplasur në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani. (PO.LajmeShqip.com)