Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 14:12

Paris – Loran Gbagbo është rrëmbyer nga njësitë speciale franceze, deklaroi sot në Paris këshilltari i presidentit të mposhtur nga pushteti të Bregut të Fildishtë.

Tusen Alen e akuzoi Francën se ka kryer grusht-shtet në këtë shtet afrikano-perëndimor me qëllim të përvetësimit të resurseve të veta.

Ai e vlerësoi intervenimin ushtarak francez në Bregun e Fildishtë si “shkelje të rëndë mbi sovranitetin” e vendit.

Loran Gbagbo, i cili refuzoi të tërhiqet edhe krahas asaj që bashkësia ndërkombëtare e pranoi kundërshtarin e tij Alasan Uatara për fitues të zgjedhjeve presidenciale në nëntor, është arrestuar dje. Sipas KB-së, ai është kapur nga forcat e Uataras.

Franca demantoi se ushtarët e saj kanë marrë pjesë në bastisjen e rezidencës së Gbagbos në Abixhan.