Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 08:35

Nju Jork - Vrasësit e gazetarëve në botë vazhdojnë në nxirren të padënuar, thekson Komiteti për mbrojtje të gazetarëve në raportin vjetor për rastet e vrasjeve dhe sulmeve mbi gazetarët nëpër botë.

“Madje edhe procesi mbi vrasësin e dyshuar që të arrijë deri në fund, nuk ka garanci se drejtësia do të mbizotërojë”, konstatohet në raport. Korrupsioni dhe problemet në sistemin e zbatimit të drejtësisë janë shkak për atë mosdënim”, shtoi Komiteti.

“Në disa raste vrasësit e dyshuar janë identifikuar hapur, por autoritetet ose janë të paaftë ose nuk dëshirojnë t’i dënojnë”, theksohet në dokument.

Komiteti është i njohur për indeksin e mosdënimeve për gazetarë të vrarë. Që ta hartojë, institucioni ka studiuar raste të vrasjeve të gazetarëve nga 1 janari i vitit 2011 deri më 31 dhjetor të vitit 2010. Por vetëm 13 vende me pesë ose më shumë raste të pazgjidhura të vrasjeve janë të kyçur në këtë indeks.

Në krye është Iraku, ku në dekadën e fundit atje janë vrarë 93 gazetarë, ndërsa askush nuk është dënuar për këtë. Pason Somalia, në vend të tretë janë Filipinet.

Pas tyre vijojnë edhe Kolumbia, Sri-Lanka, Afganistani, Nepali, Meksika, Rusia, Bangladeshi, Brazili dhe India. Pakistani është gjithashtu në indeks me të paktën 14 vrasje të padënuara të gazetarëve.