Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 14:49

Tashkent - Lideri libian Moamer Gadafi, në një bisedë me kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE) Kirsan Ilumzinov shfaqi gatishmëri për bisedime me NATO-n dhe me kryengritësit, por njëherit e hodhi poshtë mundësinë për dorëheqje.

Miliarderi ekscentrik rus Ilumzinov, deklaroi se Gadafi ka thënë se “është i gatshëm për bisedime urgjente me udhëheqësinë e NATO-s dhe me përfaqësuesit e Bengazit për ardhmërinë e vendit”.

Ai, megjithatë, atë e kushtëzoi me ndërprerje të sulmeve ajrore në vendin e tij.

Gadafi gjithashtu theksoi se nuk planifikon ta braktisë Libinë dhe nënvizoi se kjo është shtëpia e tij dhe vendi në të cilin kanë vdekur fëmijët dhe nipërit e tij.