Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 15:23

Bruksel – Shoh perspektivë deri në fund të vitit që Komisioni Evropian të fillojë negociata për bashkangjitje drejt BE-së me edhe disa vende nga Ballkani Perëndimor, për shembull me Maqedoninë, ku pati zgjedhje të suksesshme parlamentare, deklaroi sot në konferencën për shtyp në Bruksel eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle.

Ai vlerësoi se “tani shfaqet momenti për Maqedoninë” dhe tha se pret që Athina dhe Shkupi ta shfrytëzojnë atë për të arritur zgjidhje, siç rekomandon BE-ja.

“KE-ja i përfunsoi sot negociatat me Kroacinë, puna është kryer”, shtoi File. Tani vendet e BE-së duhet të vendosin nëse mundet që negociatat të llogariten të përfunduara dhe të nënshkruhet marrëveshja për inkuadrim”, theksoi eurokomisari.

Eurokomisari theksoi se rruga e Kroacisë drejt BE-së ka filluar që në tetor të vitit 2005, dhe për atë kohë vendi ka kryer ndryshime serioze drejt sigurimit të sundimit të së drejtës dhe drejt ekonomisë së tregut.