Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 20:02

Shkup – “Përderisa keni fqinj me të cilin keni çështje të cilësdo natyrë dhe sinqerisht dëshironi t’i zgjidhni, atëherë do t’i anashkaloni gjërat të cilat fqinji juaj mund t’i kuptojë si provokim”. Ka qenë ky reagimi i komisarit për zgjerim, Stefan Fyle për vendosjen e përmendores të Lekës së Madh, në Shkup. Sipas tij, logjika është e thjeshtë dhe pret që qeveria në Shkup të mos merr hapa që do ta zemërojnë Athinën zyrtare.

“Shpresoj se ajo nuk do ta ulë vendosmërinë e politikanëve në Shkup, që ta zgjedhin çështjen me emrin. Shpresoj se njerëzit në Greqi nuk do t’i përjetojnë emocionalisht këto çështje dhe se do të fokusohen në mundësitë për tejkalimin e situatës”, ka thënë Fyle në intervistën për televizionin A1.

Komisari ka thënë se tani është e nevojshme të gjithë të jenë të fokusuar në zgjedhjen e çështjes së emrit, pasi që ajo është gjëja që do ta kthejë shtetin në drejtimin e integrimeve euro-atlantike.

“Ndjejë se ajo është gjëja që duhet të bëhet, posaçërisht në këtë vit. Maqedonasit nuk guxojnë ta lëshojnë shansin të jenë pjesë e zgjerimit. Ajo është në duart e politikanëve dhe jo vetëm të atyre që fituan në zgjedhje, por edhe të të tjerëve”, ka shtuar Fyle.

Ekspertët vendas, nga ana tjetër, janë skeptikë se këto dy shtete së shpejti do ta zgjidhin çështjen bilaterale. Sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme në Greqi dhe vendosja e përmendores të Lekës së Madh, do të thonë edhe një vonesë për negociatat me emrin edhe krahas apelit të SHBA dhe BE-së që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

Është e dukshme që procesi i negociatave do të shkojë në pushim vjetor prej së paku gjysmë viti, për shkak të zgjedhjeve në shtet dhe në këtë fushë deri më tani nuk ishte kurrfarë aktiviteti. Në kushtet kur Greqia “vlon” dhe kur mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për shkak të revoltësnga masat qeveritare për kursim, puna e fundit që i bie në mend kryeministrit Jorgos Papandreu është që të merret me zgjedhjen e çështjes së emrit.

Sipas ekspertëve vendorë, Papanderu, as në dhjetëshe i erdhi vendimi i luftëtarit në qendër të Shkupit, që të mund ta akuzojë Gruevskin se në atë mënyrë i shtynë negociatat dhe se nga njëra anë flet se punon në zgjedhjen e çështjes së emrit, ndërsa në praktikë merr hapa të cilët vetëm e largojnë nga zgjidhja.

Stojan Andov, ish-kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, konsideron se Papandreu do të shpëtojë dhe do të ngelet në pushtet, pasi që nuk ka paralajmëruar se çështja e emrit së shpejti do të zgjidhet.

“Vendosjai Lekës së Madh është hap i pakujdesshëm nga ana e Gruevskit. Koha nuk ishte fare e rastësishme dhe ka për qëllim të provokojë Papandreun, ndërsa, nga ana tjetër, ta shkarkojë qeverinë para se ajo të jetë e formuar”, ka thënë Andov.

Sipas njohësve, është e dukshme që për momentin nuk ka atmosferë për mbylljen e çështjes bilaterale dhe si duket ajo u konvenon të dyja palëve. Me atë Gruevski do të vazhdojë në realitet ta ndërtojë ëndrrën e tij “antike”, ndërsa Papandreu do të fitojë kohë të mjaftueshme ta përmirësojë rejtingun personal dhe të shpëtoj nga shpërthimi i Antonio Samars, i cili insiston në zgjedhje të parakohshme.

Parashikimi se përderisa fiton Samars dhe “Demokracia e re” sërish të vijë në pushtet, do të jetë akoma më rëndë, andaj Shkupi dhe Athina të gjejnë zgjedhje për çështjen e emrit, meqë “kokëforti” Kostas Karmanilis nuk jepte asnjë milimetër nga linjat e kuqe greke për emrin. Në tentim që të amortizohet pakënaqësia e madhe tek qytetarët grekë, Papandreu së fundmi paralajmëroi rekonstruksion të qeverisë, e cila të dielën duhet të miratohet me besimin në Parlament.