Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 18:01

Ministria e Arsimit në Serbi ka aprovuar kërkesën që njëra prej shkollave të Trstenikut të mbajë emrin e shkrimtarit, Dobrica Qosic.

Ky vendim ka irrituar tej mase banorët e fshatit Hoçë të Drenovës (Trstenikut) të cilët me çdo kusht kërkojnë që të tërhiqet miratimi i Ministrisë. Ndërkohë që nga 1 shtatori shkolla e këtij fshati do të mbajë edhe zyrtarisht emrin e shkrimtarit dhe akademikut serbë, Dobrica Qosiq.

Fshatarët thonë se është e pamoralshme që shkolla të mban emrin e tij duke paralajmëruar një referendumi nëse kërkesa e tyre nuk implementohet nga organet përgjegjëse të arsimit në Serbi. Ata po ashtu nuk kanë lënë pa drejtuar akuza në drejtim të Qosiqit, për të cilin kanë thënë se ishte një kriminel.

Ndryshe, shkrimtari serb disa vite para se të ndërronte jetë pati deklaruar se për Serbinë, Kosova është e humbur.

 “Nuk e di nëse kjo është përfundimtare pasi tani për tani nuk mund të gjykohet, sepse askush nuk e di se si mund të ‘ndryshoj’ historia ballkanike dhe evropiane në dekadat ose shekujt e ardhshëm”, ka deklaruar ai. /Zëri