Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 12:32

Liderët botëror  kanë  bërë thirrje për bashkëpunim  më të ngushtë për të trajtuar kërcënimin e  terrorizmit nuklear .

Liderët e më tepër se 50 vendeve të mbledhur në  Seul kanë  kërkuar më tepër angazhim për të iu kundërvënë aktorëve të këqij që synojnë shtimin e  materialeve bërthamore. Duke iu adresar samitit presidenti amerikan Barak Obama   ka folur   për mënyrat se si të ndalet rënia e materialit bërthamor në duart e terroristëve.

”Kërcënimi mbetet. Ende ka shumë aktorë të këqij në kërkim të këtyre materialeve të rrezikshme dhe ky material i rrezikshëm është ende i përdorshëm në shumë vende. Nuk do të merrte shumë, vetëm një pjesë të vogël e këtyre materialeve, për të vrarë qindra mijëra njerëz të pafajshëm . Ky nuk është një ekzagjerim, ky është realiteti  me të cilin po përballemi”-tha Obama.

Li Myng Bak, presidenti  i Koresë së Jugut, vendit mikpritës të Samitit ka thënë se terrorizmi nuklear mbetet një varrezë kërcënuese  për botën. Ndërsa presidenti kinez Hu Xhintao  kërkoi që  të gjitha vendet të punojnë si grup i përbashkët në këtë çështje. Në takim ka dominuar shqetësimi  rreth planit të Koresë së Veriut për të lansuar një raketë bërthamore muajin e ardhshëm. Ndërsa SHBA konsideron se ky veprim i koreano-veriorëve do të shkelte rezolutat e OKB-së kundër materieve nukleare.

Mesazhi i liderëve botërore që kanë bërë thirrje për më tepër bashkëpunim global në sigurinë atomike në samitin e  Seul, është vazhdim i  asaj që ka dalë nga konferenca e  parë  rreth kësaj teme që ishte u mbajtur  gjatë vitit 2010 në  Washington.