|
|
e Hënë, 24 Tetor 2011 23:45 (PLOTËSUAR, E martë, 24 tetor, 23:45) – Faqja në internet e Muammar Gaddafit, Seven Day News, e transmetuar nga “The Guardian” njoftonë se është bërë publik amaneti i fundit i ish-liderit të Libisë. Dokumenti thuhet se u ishte dorëzuar tre të afërmve të kolonelit, një prej të cilëve është vrarë, një i arrestuar dhe i treti ka mundur të arratiset nga luftimet në Sirte.
Ndër të tjera, në testamentin e tij shkruhet: “Kjo është dëshira ime e fundit. Unë, Muammar bin Mohammad bin Abdussalam bi Humayd bin Abu Manyar bin Humayd bin Nayil al Fuhsi Gaddafi, betohem se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është profeti i tij, paqja qoftë me të. Unë zotohem se do të vdes si mysliman.
“Nëse vritem, do të doja të varrosesha sipas riteve myslimane, me rrobat që kam pasur në momentin e vdekjes dhe trupin të palarë, në varrezën e Sirtes, pranë familjarëve të mi.
“Dua që familja ime, veçanërisht gratë dhe fëmijët e mi, të trajtohen mirë pas vdekjes time. Populli libian duhet të mbrojë identitetin e tij, arritjet, historinë dhe figurën e nderuar të paraardhësve dhe heronjve të tij.
“Populli libian nuk duhet të heqë dorë nga sakrificat e njerëzve të lirë e të mirë. U kërkoj mbështetësve të mi të vazhdojnë rezistencën dhe të luftojnë kundër çdo agresori të huaj sot, nesër dhe përgjithmonë”.
Video nga momenti i kapjes së Gadafit:
Ekzekutori i Gadafit: E qëllova dy herë, në kokë dhe në bark
24 Sanad al-Sadek al-Ureibi, i fotografuar dhe i filmuar duke rrahur kolonelin, theksoi se vendosi të qëllonte Gaddafin pasi nuk mund të duronte dot idenë që ai të vazhdonte të jetonte pas gjithë të këqijave që kishte bërë.
“E kapëm dhe e qëllova me shqelm në fytyrë. Në atë moment, disa luftëtarë të tjerë po thonin që ta çonin në një vend të sigurt për ta burgosur.
E deklaron ekzekutimin:
Nxorra pistoletën dhe e qëllova dy herë, në kokë dhe në bark. Ai duhet të paguante për të gjithë viktimat që ka shkaktuar”, thotë ekzekutori në videon e regjistruar.
Për të provuar vërtetësinë e videos, rebeli tregon atë që ai pretendon se është bluza e përgjakur që mbante të veshur Gaddafi në momentin e ekzekutimit dhe gjithashtu shfaq një unazë të artë të Gadafit që mbante në dorë.
****************************
Video e djalit të Gadafit, Mutassim Gaddafi në momentin e kapjes:
****************************
Tripoli – Qeveria provizore libiane ka theksuar se trupi i Muammar Gaddafi-t do i rikthehet familjes së tij. Në qytetin Misrata është kryer edhe autopsia që ka dalë në përfundimin se ish-diktatori është vrarë nga goditja në kokë me armë zjarri.
Në një intervistë ekskluzive për BBC, Omran el Oweib deklaroi se koloneli i plagosur u tërhoq me forcë nga kanali i ujërave të zeza ku ishte fshehur dhe pas 10 hapash pësoi një kolaps.
Oweib tha se një shkëmbim i ashpër zjarri u regjistrua mes mbështetësve të Gaddafi-t dhe luftëtarëve të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit.
“Ishte e pamundur të caktoje se kush e qëlloi plumbin fatal. Unë e cova ish-liderin në një tendë spitalore, ku ai u shpall i vdekur”, deklaroi komandanti.
“Unë u përpoqa t’i shpëtoja jetën, por nuk munda”, shtoi ai. Kryeministri në detyrë, Mahmoud Jibril deklaroi se ai u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkohë që video të regjistruara tregojnë se ai u tërhoq zvarrë në rrugë.
Se cila do të jetë e ardhmja e Libisë pas vdekjes së Gaddafi-t ende nuk dihet. KKT deklaroi se zgjedhjet do të mbahen pas 8 muajsh, ndërkohë që tribuja e kolonelit propozoi të birin e tij Saif al Islam si pasuesin e të atit, “për të luftuar ata që bënë revolucionin me NATO-n”.
Tripoli (PLOTЁSUAR 19:02) – Televizioni Al Arabia sot pasdite deklaroi se trupi i liderit të mposhtur libian Moamer Gadafi ka arritur në Misrata dhe se do t’i lejohet ta incizojë, transmetojnë mediat britanike.
Paraprakisht Al Arabia dhe televizionet tjera treguan fotografi, në të cilën Këshilli kalimtar kombëtar pohon se gjendet trupi i vdekur i Gadafit, por ky pohim nuk u konfirmua në mënyrë të pavarur.
The following content has been identified by the YouTube community as being potentially offensive or inappropriate. Viewer discretion is advised.
Tani për tani arrijnë lajme të pakonfirmuara dhe kontradiktore nga Sirte. Sipas mediave britanike, djali i Gadafit, Mutasim, është kapur i gjallë në Sirte, ndërsa mediat franceze konfirmojnë se ai është gjetur i vdekur në këtë qytet.
Mutasim Gadafi, njëri prej djemve të liderit të rrëzuar libian Moamer Gadafi, është gjetur në Sirte, ku sot u vra edhe babai i tij, kumtoi Mohamed Lejt, komandant i forcave të regjimit të ri në këtë qytet.
“E gjetëm të vdekur. Trupi i tij dhe trupin e ministrit të Mbrojtjes nga ish regjimi, Abu Bakër Junis Xhaber i vendosëm në automjetin për ndihmën e shpejtë, që i dërgoi deri në Misrata”, deklaroi Lejt.
*****************************
Sirtë – Sirta, bastioni i fundit i regjimit të vjetër, sot është marrë nga forcat e autoriteteve të reja libiane, kurse Moamer Gadafi është kapur dhe ёshtё vrarё afër vendlindjes së tij. Gadafi ёshtё vrarё afër Sirtës, derisa ka tentuar të ikë me karvanin që u sulmua nga aeroplanë të NATO-s.

Colonel Gaddafi (Pic: AFP /Philippe Desmazes)
