Lajme Shqip Friday, 19 July 2013 15:01

Detroit – Detroit dorëzoi dokumentet e falimentimit, mbrëmjen e së enjtes, duke u bërë sektori publik më i madh i falimentuar deri më sot. 

Ky veprim, mund të zvogëlojë të ardhurat nga pensionet për punëtorët e qytetit dhe pensionistët, si dhe të lërë mbajtësit e obligacioneve me vetëm disa qindarka në vend të dollarëve.
Falimentimi u shpall nga Menaxheri i Emergjencave, Kevyn Orr, dhe u aprovua nga guvernatori i Michigan-it, Rick Snyder, raporton Top Channel.
Snyder tha se kushtet financiare të qytetit e lanë atë pa asnjë zgjidhje tjetër, dhe se Detroit nuk përmbush dot detyrimet e tij ndaj qytetarëve të tij apo edhe kreditorëve.