|
|
e Premte, 02 Mars 2012 21:20 Athinë – Falimentimi eventual i pakontrolluar i Greqisë, do ta kushtonte ekonominë botërore më shumë se 1.000 miliardë euro, konsideron Instituti për financa ndërkombëtare (IFN).
Sipas gazetës “Athina njuz”, IFN-ja, e cila i prezantoi bankat private në negociatat me Qeverinë greke për shlyerjen e një pjese të debisë, vlerëson se veçanërisht do të goditet Banka qendrore evropiane për shkak të angazhimit gjatë shlyerjes së debisë, si dhe masat të cilat duhet t’i merr me qëllim që të pengohet zgjerimi i krizës në vendet tjera të eurozonës.
IFN-ja në raportin e saj paralajmëron se falimentimi grek mund në mënyrë të drejtpërdrejtë t’i destabilizojë Portugalinë, Irlandën, Italinë dhe Spanjën, të cilat menjëherë do të gjenden në një goditje. Instituti vlerëson se për rikapitalizimin e bankave janë të nevojshme 160 miliardë euro.
Dështimi financiar grek do të sjell deri në ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe uljes së të ardhurave tatimore, konsideron IFN-ja.
“Vështirë është që të mendohet se Greqia në rast të falimentimit do të mund të mbetet anëtare funksionale e eurozonës duke pas parasysh të gjitha pasojat e mundshme negative financiare të cilat do të mund të dalin nga kjo”, theksohet në raport.
Një ngjarje e tillë, siç është falimentimi i një shteti sovran do të sjell deri në një seri të tronditjeve sociale dhe politike dhe do t’i rrezikojë reformat të cilat Athina i zbaton në kërkesë të kreditorëve të saj.
Raporti i IFN-së është dërguar deri te liderët evropianë në prag të mbledhjes së eurozonës të caktuar për më 9 mars, në të cilën duhet të sillet vendim përfundimtar për ndihmë të Greqisë, që do të varet nga ajo nëse investitorët privat do të pranojnë që të shlyejnë diçka më shumë se 100 miliardë nga debia greke.
Disa anëtare të IFN-së, organizata udhëheqëse bankare me seli në Uashington, janë mbi 400 institucione financiare prej rreth 70 vende, midis të cilave edhe katër nga Greqia. (LajmeShqip.com)