Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 13:55

Prokuroria në Hamburg është duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes së padisë kundër menaxherëve të “Facebookut”. Rrjeti fajësohet për nxitje të urrejtjes.

 Pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet, thotë një zëdhënëse e autoriteteve, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne ende jemi në fazën e shikimit të dëshmive”

Rrjeti social “Facebook” ndodhet nën presion, për shkak të fajësimeve për nxitje të urrejtjes. Ndërkohë ka nisur edhe një proces hetimor. Edhe videoplatforma YouTube duket se fiton para me videot që nxisin urrejtjen.

Prokuroria në Hamburg është duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes së padisë kundër menaxherëve të “Facebookut”. Rrjeti fajësohet për nxitje të urrejtjes. Pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet, thotë një zëdhënëse e autoriteteve.

“Ne ende jemi në fazën e shikimit të dëshmive”. Revista “Spiegel” ka raportuar se një avokat nga Würzburgu ka bërë një kallëzim. Në këtë shkrim, të cilin e ka në posedim edhe agjencia Reuters, kërkohet përgjegjësia e tre përfaqësuesve të lartë të “Facebookut” në Gjermani dhe jashtë vendit. Ata akuzohen se nuk i kanë shuar me kohë mesazhet e urrejtjes.

“’Facebook’ përpiqet ta paraqesë gjendjen sikur nuk mund të bëhet asgjë”, thotë avokati për Reuters. “Ndërsa rastet e tjera tregojnë se ‘Facebook’ mund t’i shuajë mesazhet në qoftë se do.” Shefi i ‘Facebookut’, Mark Zuckerberg, i ka premtuar muajin e kaluar kancelares Angela Merkel se do të kujdeset për parullat e urrejtjes.