Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 15:23

Problemi i migracionit: Nga po vijnë dhe ku po shkojnë ata? (Fakte&Statistika)

Organizata Munplanet, e cila merret me çështjen e migrimit në Evropë që disa vite, ka paraqitur të dhënë empirike rreth çështjes së imigracionit dhe refugjatëve në Evropë. Shikoni tekstin dhe statistikat më poshtë për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth këtij fenomeni që po shqetëson seriozisht Evropën dhe Bashkimin Evropian.

Përderisa Kina po përballet me rënien Marketeve Financiare në Shanghai, përderisa Rusia po vuan pasojat e sanksioneve ekonomike të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, dhe përderisa në qytetarët në SHBA janë vënë në dilemë nëse duhet të zgjedhin Sander, Donald Trump, apo Hilary Clinton për president, në Evropë çështje kryesore është imigracioni, transmeto lajmi.net.

Kohëve të fundit Evropa është vërshuar nga qytetarët e vendeve të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore. Këta imigrantë po vijnë në Evropë nëpërmjet rrugëve të rrezikshme nga deti mesdhe dhe vendet ballkanike.

Ata po ikin nga vendet e tyre për shkak të luftërave, varfërisë dhe terrorizmit. Megjithatë, edhe Evropa nuk është se po i mirëpret ata, thonë raportuesit në Munplanet, transmeton lajmi.net.

Deri më tani raportohet se rreth 293, 000 njerëz kanë ardhur në Evropë nga vendet e lartcekura. Këto dyndje masive e kanë zënë të papërgatitur Evropën, përderisa nga i tërë numri më lartë, në shtetet e Evropës u janë ofruar azil vetëm 23, 295 prej tyre, përderisa të tjerët janë duke pritur për t’u kthyer prapa.

Por nga po vijnë dhe ku po shkojnë këta imigrantë?

Vlen të theksohet se rreth një e treta e këtyre imigrantëve janë nga Siria, ndërkaq rreth dy të tretat e tyre në përgjithësi zgjedhin për strehim vendet si Gjermania, Italia, Suedia dhe Franca.

Grafiku më poshtë paraqet hollësisht nacionalitetet e këtyre imigrantëve.

Cilët rrugë po shfrytëzojnë imigrantët?

Imigrantët po përdorin rrugën në jug të Evropës për të hyrë në BE. Shumica nga ta udhëtojnë me anie nëpërmjet Italisë, ishullit Lampedusa, përpara se të vijnë në Evropën Qendrore. Gjithashtu, edhe Greqia po përdoret shumë si kordon kalues.

Por, një çështje tjetër problematike në raport me këtë është se shumë imigrantë po përdorin edhe Maqedoninë dhe Serbinë si rrugë kalimi për në Evropë, përderisa këto dy shtete nuk janë ende anëtare të BE-së, po ashtu edhe jo të qëndrueshme ekonomikisht.

Në grafikonët më poshtë paraqiten kahet prej nga imigrantët po arrijnë në Evropë, si dhe rrugët që ata po përdorin për të shkuar deri në shtetin e tyre të preferuar – Gjermani.

 

Përderisa imigrantëve po rritet çdo ditë e më shumë, madje nga organizata e OKB-së për refugjatët (UNHCR) ka vërejtje që ata të mos quhen imigrantë, por refugjatë, ngaqë janë të detyruar të ikin nga vendet e tyre, në Evropë ata nuk është që po mirëpriten edhe aq shumë, transmeton ljami.net.

Karikatura më poshtë, paraqet disa përfaqësues të Komisionit Evropian në bregdet, duke menduar se çfarë të bëjnë me imigrantët, përderisa ata po mbyten në det.

Vdekjet e imigrantëve problem serioz humanitar!

Një problem tjetër shumë serioz, që domosdo duhet të prek ndërgjegjen dhe misionin e organizatave ndërkombëtare, janë vdekjet e shumta të migrantëve. Shumë migrantë humbin jetën si rezultat i rrugëve të rrezikshme që ata marrin, kryesisht nëpër ujërat e thella detare, transmeton lajmi.net.

Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën rreth 3, 072 prej tyre. Vetëm në vitin 2015 në mesdhe kanë vdekur afër 2000 imigrantë.

Grafikoni më poshtë paraqet statistikat e vdekjeve në vendet përkatëse./lajmi.net