|
|
e Hënë, 08 Tetor 2012 17:55 Bruksel – Mekanizmi Europian i Stabilitetit do të ketë një fond të gatshëm kreditimi prej 500 miliardë eurosh, shumë që do të grumbullohet në dy vitet e ardhshme.
Pritet që mekanizmi të rikthejë besimin e lëkundur në ekonominë europiane dhe të ndihmojë për rikthimin e investimeve në kontinent.
Të gjithë vendet e Eurozonës do të japin kontributin e tyre për formimin e këtij fondi, në proporcion të drejtë me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe përqindje aktuale të defiçitit.
Gjermania, si shteti me ekonominë më të madhe në kontinent, do të jetë financuesi kryesor, me 27% të vlerës së përgjithshme.
Inagurimi i Mekanizmit të Shpëtimit vjen në një moment kritik për Eurozonën, me Greqinë, Spanjën dhe Portugalinë në vështirësi serioze dhe të rrezikuara nga nevoja për kredi të reja.(LajmeShqip.com)