|
|
e Hënë, 12 Mars 2012 10:40 Bruksel- Ministrat e financave të vendeve nga eurozona sot do të mblidhen në mënyrë që përfundimisht ta miratojnë planine dytë shpëtues për Greqinë dhe ta shqyrtojnë përforcimin e mekanizmave për solidaritet, të vendosur me qëllim që të shmanget prësëritja e krizës debitore, transmetuan agjencitë.
Greqia i “përmbushi kushtet për ristrukturim të borxhit të vet” dhe vendimi për ndarjen e ndihmës ndërkombëtare për Athinën “do të sillet në kohë sa më të shkurtë”, theksohet në kumtesën e Eurogrupit, i cili i tuboi minisrtrat e financave të eurozonës, të liferuar pas konferencës së tyre telefonike të së premtes.
Pritet që sot të votohet për transhën e parë të pakos së dytë për financim të Greqisë, shuma e përgjithshme e të cilës paraqet 130 miliardë euro. “Athina me sukses e përmbushë programin për ristrukturim të borxhit të vet shtetëror, dukee garantuar pjesëmarrje të 83,5 përqind nga kreditorët e saj privat në planin për lëmbim të obligacionve”, kumtoi të premten kryetari i Eurogrupit, Zhan-Klod Junker.
Junker shfaqi shpresë se Fondi monetar ndërkombëtar do ta fusë “shumën e njëjtë” në programin për ndihmë Greqisë. Komisioni evropian, ndërkaq, si inkurajues e vlerësoi nivelin e pjesëmarrjes së sektorit privat në programin për ristrukturim të borxhit shtetëror grek. “Jam tejet i kënaqur nga pjesëmarrja e gjerë e sektorit privat në programin për këmbim të obligacioneve shtetërore greke”, theksoi eurokomisari për çështje ekonomike dhe monetare, Oli Ren. (LajmeShqip.com)