Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 08:10

Aman – Jordania dhe BE-ja njëzëri deklaruan se do të marrin pjesë në përpjekjet për ripërtëritjen e negociatave paqësore izraelito-pakistaneze.

“Duke i pasur parasysh ngjarjet me rëndësi të madhe në Afrikën Veriore dhe fjalimin e presidentit të SHBA-së, Barak Obama në muajin e kaluar, urgjentisht duhet t’i jepet inkurajim procesit paqësor të Lindjes së mesme”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton në takimin me ministrin jordanez të Punëve të Jashtme, Naser Xhudeh.

Xhudeh theksoi se sa është i rëndësishëm roli i BE-së për zhvillimin e negociatave paqësore qoftë përmes përfaqësuesve të caktuar ose në përbërjen e katërshes së Lindjes së mesme.

Jordania është pika e parë nga turnetë rajonale të Eshtonit, e cila do të vazhdojë sot dhe nesër me vizitë në Izrael dhe në territoret palestineze dhe do të përfundoj ditën e diel në Egjipt.