Lajme Shqip Saturday, 11 June 2011 16:10

Ankara - Turqia i ka propozuar garanci liderit libian Moamer Gadafi që ta braktisë Libinë, por deri tani nuk ka marrë përgjigje, deklaroi kryesministri turk Rexhep Taip Erdogan.

“Gadafi nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta braktisë Libinë, me garanci adekuate. Ne ia dhamë këto garanci. I thamë se do t’i ofrojmë ndihmë që të dërgohet kudo që dëshiron”, deklaroi Erdogan, pa precizuar se çfarë garancish i janë dhënë.

“Në varshmëri nga përgjigja që do të na japë, do ta dorëzojmë këtë çështje para aleatëve të NATO-s, por deri më tani për fat të keq nuk kemi marrë përgjigje”, shtoi kryeministri turk.