Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 19:04

Ankara – Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se e përkrahë planin e palestinezëve që të kërkojnë nga Kombet e Bashkuara njohje të shtetit të pavarur.

“Turqia mund ta mobilizojë përkrahjen për t’iu ndihmuar palestinezëve që të arrijnë njohje të pavarësisë dhe të formojnë shtet”, theksoi Erdogan, në Ankara, pas takimit me presidentin palestinez, Mahmud Abas.

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutogllu, paraprakisht u takua me Abasin, lider i lëvizjes palestineze “Fatah” dhe me liderin e lëvizjes radikale “Hamas”, Haled Meshal.