Lajme Shqip Wednesday, 04 November 2015 10:47

Një vajzë e re afgane është ekzekutuar duke u goditur me gurë, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, duke mos qenë e martuar me të.

Një video 30-sekondëshe e ekzekutimit brutal është postuar “online” dhe aty shihet vajza e futur në një gropë, e rrethuar nga burra të cilët e godasin me gurë, transmeton tch.

I dashuri i saj ia hodhi vetëm me fshikullime kamxhiku.

Agjencia e lajmeve Tolo raporton se ky ekzekutim ka ndodhur rreth një javë më parë në Firozkoh, në kryeqytetin e provincës Ghor, zonë e kontrolluar nga talebanët.