Lajme Shqip Sunday, 26 June 2011 11:28

Kajro – Myslimanët dhe krishterët u përleshën mbrëmë në jug të Egjiptit për shkak të kontestit për ndërtimin e një kishe.

Në përleshje shumë persona janë lënduar, kumtuan forcat e sigurisë të atij shteti. Myslimanët nga vendi Avlad Kalaf u mblodhën mbrëmë para një trualli në pronësi të krishterëve ku është në vijim ndërtimi i kishës, precizon Asem Hamza përfaqësues i autoriteteve lokale.

Ai thotë se ndërtimi i kishës është i paligjshëm.

Myslimanët me buldozherë u përpoqën ta rrëzojnë ndërtimin, pas kësaj të krishterët kanë shtënë ndaj tyre. Hamza shtoi se tre myslimanë janë lënduar prej të cilëve njëri është në gjendje të rëndë. Krishterët janë rreth dhjetë për qind e popullatës në Egjipt.