Lajme Shqip e Premte, 20 Janar 2012 17:54

Strasburg- Nuk mundet gjithmonë të shtyhet fillimi i negociatave me Maqedoninë, vlerëson Zhozef Dol, kryetar i grupit të Partive popullore në Parlamentin Evropian.

“Unë dhe disa të tjerë në Parlamentin Evropian për momentin punojmë që të ketë një diskutim të vërtetë dhe zgjidhje të vërtetë, sepse nuk mundemi gjithmonë ta shtyjmë fillimin e negociatave për emrin. Pastaj integrimi do të shkojë sipas  kritereve për zgjerim. Por, kjo çështje patjetër duhet të zgjidhet menjëherë”, thotë Dol në deklaratën për Dojçe Vele.

Eurodeputeti gjerman Elmar Brok, megjithatë, thekson se  grupi i Partive popullore, e cila është partia më e madhe politike në BE, kishte mbështetje të fuqishme  që Maqedonia të marrë statusin kandidat, por konstatohet se për shkak të emrit ende nuk kanë filluar negociatat.

Sipas Jorgo Shacimarkakis, eurodeputet nga Gjermania në radhët e liberalëve, eurintegrimi i Maqedonisë është shumë i rëndësishëm.

“Nuk ka asnjë vend ku mbështetja e Evropës është aq e madhe. Për këtë është e nevojshme të ruhet axhenda evropiane. Por e dini  se ende nuk ka zhbllokim të situatës rreth emrit. Qeveria aktuale greke  është fokusuar në krizën ekonomike dhe financiare dhe duhet të priten zgjedhjet, të cilat sipas meje do të jenë diku në prill. Është  nevojshme të pritet qeveria e re pastaj  shpresoj  dhe besoj  që do të kemi momente të reja  për zgjidhje”, vlerëson Shacimarkakis.

Në Komitetin e përzier Parlamenti Evropian – Maqedonia ekziston një lloj marrëveshje që të mos diskutohet për problemet me emrin, me të cilin ai do të gjendet në qendër të debateve”, thotë Shacimarkakis.

Eurodeputeti nga Sllovenia, Milan Zver vlerëson  se Maqedonia  nuk duhet të dekurajohet.

“Nuk duhet të humbet vullneti dhe shpresa, reformat të cilat tani bëhen nuk janë të nevojshme për eurodeputetët, por edhe për vetë Maqedoninë. Maqedonia  është shumë suksesshme në reformat e saj, por kjo nuk është  e mjaftueshme. Kriza në të cilën gjendet  BE-ja ndikon në përgatitjen e disa vendeve të reja që të përshpejtohet procesi i zgjerimit”, vlerëson Zver.

Sipas tij Maqedonia duhet të marrë datë për fillimin e negociatave, pa dallim të problemit me emrin. Rezoluta e cila përgatitet  në Parlamentin Evropian për progresin e Maqedonisë, lëvizë në këtë drejtim. Eurodeputetët edhe njëherë përgatiten  të dërgojnë  thirrje për fillim urgjent të negociatave si dhe të para-skringig procesit të harmonizimit të legjislacionit dhe përfitimeve të BE-së,  si dhe për zbatimin e fazës së dytë  të Marrëveshjes së stabilizim-asociimit. (LajmeShqip.com)