|
|
e Mërkurë, 12 Shtator 2012 15:27 Kryetari i Republikës Serbe Millorad Dodik, tha se “bashkësia ndërkombëtare e ka poshtëruar Serbinë dhe se për këtë arsye është koha që Serbia të marrë një satisfaksion: Veriun e Kosovës”!
Dodik shtoi se Serbia nuk duhet të jetë e burgosura e Kosovës dhe se duhet të shtrojë çështjen e përhershme të ndarjes së popullit serb dhe shqiptar.
Në një intervistë për ditoren “Danas” ai ka thënë se “status-quoja nuk është zgjidhje e mirë, sepse në vitet e fundit ka treguar se është në favor të ndërtimit të pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës”.
“Duhet shtruar çështjen e ndarjes së popullit serb dhe shqiptar, gjë që kritikohet edhe nga bota e zhurmshme dhe neoliberale nga Beogradi. Se bashkëjetesa e përhershme është e pamundur, këtë e tha bashkësia ndërkombëtare në vitin 1999, ndërsa sot ajo nuk pranon kur të njëjtën gjë e themi ne”, deklaron kryetar i RS-së. (LajmeShqip.com)