Lajme Shqip Saturday, 25 June 2011 12:59

Tel-Aviv - Njëri nga djemtë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu vendosi mesazh anti-islamik në faqen e tij të Facebook-ut, bëri të ditur Harec.

Jair Netanjahu i cili për momentin është në armatë, shënoi se “terrori ka fe e ajo është feja islame” pasi që në mars është vrarë një familje e ardhacakëve izraelitë.

Ai ka komentuar në Facebook se palestinezët “nuk kanë vend, ajo është pjesë e Izraelit, asnjëherë në histori atje nuk ka pasur shtet palestinez”. Shtoi se “nuk janë të gjithë myslimanët terroristë, por të gjithë terroristët janë myslimanë”.

Pasi që mesazhet i kanë regjistruar gazetarët, ato janë fshirë nga profili i tij në Facebook. (Lajmeshqip.com)