Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 16:59

Sana – Dhjetëra mijë njerëz morën pjesë sot në protestat antiqeevritare në Jemen, të cilat janë demonostrata më të mëdha kundër regjimit prej më shumës e një muaj.

Mijëra demonstrues janë tubuar në sheshin në kryeqendrën Sana me kërkesë për tërheqjen e presidentit Ali Abdulla Saleh.

“Regjimi i Salehit veçmë ka rënë, por ai po e mat durimin tonë dhe vullnetin e fuqishëm”, thë një lider shpirtëror në fjalimin deri te demonstruesit para lutjeve të së premtes.

“Revolucioni jonë është i qetë dhe do të mbetemi të qetë”, deklaroi ai.

Shumë njerëz presin që të shpërthejnë përleshje mes kundërshtarëve dhe ithtarëve të presidentit.

Saleh sot foli para ithtarëve të tij në sheshin në afërsi të pallatit presidencial, duke theksuar se po sakrifikon gjithçka për vendin e tij.