Lajme Shqip e Hënë, 06 Gusht 2012 13:03

Damask – Dezerton kryeministri sirian Riad Hijab.Mediat ndërkombëtare thonë se zyrtari i lartë ndodhet në Jordani bashkë me familjen e tij.

Hijab ishte emëruar në këtë detyrë dy muajt e fundit dhe ky dezertim përbën edhe aktin më të rëndë të një politikani kaq të rëndësishëm sirian.

Riad Hijab është mysliman sunit dhe vjen nga një zonë në lindje të Sirisë, e cila është përfshirë në revoltë. (LajmeShqip.com)