|
|
e Premte, 20 Korrik 2012 13:30 Washington (PLOTESUAR 20 korrik, 15:30)- Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se “është i shokuar dhe i pikëlluar” pas një sulmi masiv me armë zjarri në një kinema në Kolorado nga i cili u vranë 14 njerëz, ndërsa u plagosën 50 të tjerë. 
Poll Otermat, i cili ishte brenda kinemasë kur ndodhi sulmi foli për televizionin britanik Sky News për incidentin. Ai (sulmuesi) hyri në kinema në mënyrë mjaft normale dhe gjuajti gaz lotsjellës… pastaj papritmas nisi të gjuaj me armë”, tha ai.
Dhjetë njerëz vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa katër të tjerë pësuan nga plagët e rënda në spital. Viktima më e re ishte një fëmijë i moshës 6 vjeçare. (LajmeShqip.com)
**********************************************
Denver – Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjetër të plagosur në Denver të Kolorados, nga të shtënat e armëve që ndodhën brenda në kinema ku pritej të jepej filmi “The Dark Knight Rises’, episodi i fundit i serisë dedikuar Batmanit. 
Tragjedia ndodhi rreth mesnatës me orën lokale të Denverit.
Sipas disa dëshmive, autori i tragjedisë mbante të veshur një maskë antigas të ngjashme me personazhin negativ në film dhe përpara se të ndodhte masakra kishte lëshuar disa bomba tymëse.
“Fillimisht njerëzit mendonin se të shtënat ishin pjesë e filmit” tregon një i mbijetuar. Sipas medias lokale, që citon burime nga spitali i Swedish Medical Center bëhet fjalë për 20 persona që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë.
Shumë të plagosur po ngarkohen në makinat e policisë pa pritur autoambulancat. Një person është arrestuar ndërsa forcat e siugurisë vazhdojnë të jenë në kërkim të autorit. Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe një skuadër e antieksploviz pasi mendohet se vrarësi mund të ketë vendosur edhe një granatë.(LajmeShqip.com)