Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 13:11

Shkup – Ambasada e Mbretërisë së Holandës ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj zyrës së komunitetit të LGBT-së dhe dhunimin e katër të rinjve shqiptarë në sheshin e Shkupit. 

Ambasada është shprehur e tmerruar nga sulmi ndaj zyrës së këtij komuniteti, të cilën e financon dhe e mbështet dhe vetë ajo, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet identifikimin dhe kapjen e autorëve. 
“Ftojmë autoritetet të dënojnë të gjitha veprat e dhunës të cilat sjellin në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Ambasada inkurajon njëherësh autoritetet të zbatojnë hetim të detajuar dhe t’i nxjerrin përpara ligjit autorët e kësaj vepre, si dhe të bëjnë gjithçka kanë në fuqinë e tyre, të mbrojnë pronën dhe sigurinë e qytetarëve, pavarësisht statusit ose bindjes së tyre sociale”, thuhet në reagimin me shkrim të Ambasadës së Holandës, raporton zhurnal.
Ditë më parë, një grup huliganësh maqedonas kanë protestuar kundër paradës që organizohet në kuadër të Javës së Krenarisë nga ana e komunitetit LGBT. 
Pas mbarimit të protestës, ata kanë dhunuar katër të rinj shqiptarë të pafajshëm, duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe trup.