Lajme Shqip Thursday, 12 April 2012 20:00

Ankara- Turqia do të ndërmarrë masa në rast të lëndimit të kufijve të saj, të cilat po ashtu janë edhe kufinj të NATO-s, paralajmëroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu.

Mbrojtja e kufirit të Turqisë si linjë e sigurisë mund të jetë çështje që do t’i prek të gjithë aleatët e NATO-s, thotë ai.

“Në rast të lëndimit të kufirit, e mbajmë të drejtën të ndërmarrim masa të ndryshme dhe në të njëjtën kohë, vazhdojmë me konsultimet dhe punë me anëtaret e NATO-s”, shtoi Davutoglu.

Ai theksoi se Ankaraja me kujdes i ndjek ngjarjet në Siri pas shpalljes së armëpushimit.

Sipas tij, në këtë shtet duhet të sistemohen vëzhgues dhe të sigurohen kushte në të cilat populli sirian qetë do të mund t’i shpreh kërkesat e veta.

Ministri turk tha se shteti  ka kërkuar nga KB-ja dhe NATO-ja ta regjistrojnë lëndimin eventual të kufirit me Turqinë.

Të hënën gjatë granatimit nga Siria, u lënduan disa persona – dy turq dhe refugjatë sirianë në territorin turk. (LajmeShqip.com)