Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 12:11

Damask – Forcat siriane të sigurisë vranë 11 civilë në qytetin Hirak, ku gjatë kësaj jave kanë hyrë tanke, deklaroi aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amar Kurabi.

Midis viktimave ka pasur edhe tre mjekë, një stomatolog dhe një vajzë 11-vjeçare.

Nëntë prej viktimave janë plagosur nga snajperistë gjatë bastisjes së shtëpiave të banorëve nga qyteti, gjatë operacionit për shtypjen e rezistencës kundër regjimit të presidentit Bashar Asad.