Lajme Shqip Friday, 26 April 2013 18:05

Beograd – Mbledhjen e Kuvendit të Serbisë për Marrëveshjen me Prishtinën e ka hapur kryeministri i vendit Ivica Daçiq me fjalimin e ndërprerë me britma dhe me duartrokitje nga opozita, në veçanti nga deputetët të DSS-së.

“Këto kanë qenë bisedimet më të vështira politike që janë zhvilluar me Kosovën që nga shpallja e njëanshme pavarësisë së saj”, ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se “para 32 vjetësh kryesia e atëhershme e RSFJ-së ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Atëherë i kam  pasur 15 vjet dhe që atëherë pothuaj gjatë tërë kohës kemi jetuar me gjendje të jashtëzakonshme, kemi luftuar, kemi pasur sanksione, jemi munduar, kemi pasur edhe bombardime, kemi humbur beteja e territore dhe e kemi plaçkitur veten” ka thënë i  ndërprerë me britma nga deputetë të partisë  së Koshtunicës, transmeton Koha.net. 

Në reagimin tillë ai u ka thënë deputetëve se shpreson se ata “do ta mbrojnë jashtë Kosovën dhe nuk do ta mbrojnë sikur deri më tash me djegie xhamish e ambasadash të huaja“. Në vërejtjet e DSS ai ka thënë: “Kosova është bërë e pavarur mu në kohën e qeverisjes suaj”

“Dikush është dashur ta bëjë këtë, që nga asgjë të mos fitojmë asgjë. E dimë se është shumë pak, e dimë se Kosovën s’e kemi tash e një kohë të gjatë, e kemi në një pjesë të vogël dhe natyrisht se ata (serbët) i kemi ruajtur”, ka theksuar Daçiq.(KN/LajmeShqip.com)