Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 12:57

Beograd – Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic ka deklaruar të premten se ashtu siç qëndrojnë punët aktualisht, nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve me Prishtinën sepse ende nuk është arritur një marrëveshje e pranueshme.

Dacic ka thënë se Serbia e ka merituar që ta marrë datën për fillimin e bisedimeve për negociatat e anëtarësimit në BE pavarësisht se nuk është arritur marrëveshja.

I pyetur nëse do të shkonte në një raund të ri të bisedimeve Dacic është përgjigjur negativisht.

“ Ashtu siç qëndrojnë gjërat aktualisht – jo, sepse nuk kemi ardhur te momenti kur duhet t’i vazhdojmë bisedimet. Në Bruksel do të shkonim ose për vazhdimin të bisedimeve ose për nënshkrimin e marrëveshjes , e kjo tani është vështirë të thuhet” ka thënë ai.

Dacic ka thënë se 16 prilli, dita kur Baronesha Ashton ia dorëzon raportin Komisionit Europian, nuk është “Dita D” për integrimet e Serbisë.

“ Do të agojë edhe 17 prilli” ka thënë Dacic.(LajmeShqip.com)