Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 20:34

Adis Abeba - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton e ndërpreu vizitën në Afrikë, për shkak të druarjes se retë nga hiri i vullkanit në Eritre mund ta pengojnë udhëtimin e saj në Etiopinë fqinje.

Sipas një përfaqësuesi amerikan, autoritetet ajrore etiopiane e shqyrtojnë mundësinë që sonte ta mbyllin aeroportin ndërkombëtar në Adis Abeba, pasi që reja me pluhur vullkanik u orientua drejt kryeqytetitit.

Vullkani Dubi, i cili për herë të fundit eruptoi në vitin 1861, u aktivizua përsëri mbrëmë pas një seri tërmetesh, prej të cilëve më i fuqishmi ishte me intensitet prej 5,7 ballë sipas shkallës së Rihterit.