Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 08:47

Regjimi i tij filloi duke luftuar kundër kryengritësve të Pranverës Arabe, në vitin 2011, trazira që më pas u përhapen në të gjithë botën arabe.

Bashal al-Assad morri pushtetin në vitin 2000, duke trashëguar pozitën e babit të tij, Hafez al-Assad, i cili ishte ngritur në pushtet në vitin 1970. Sipas historianit Amr al -Azm, Hafez al-Assad kishte arritur të ngritej në pushtet pas një ‘grusht shteti të hekurt’

Vetë historian Amr al –Azm është mbështetës i opozitës së moderuar siriane. “Në thelb,” thotë ai,” Bashar al-Assad u bë President i Sirisë vetëm duke e trashëguar pozitën nga babai i tij, si një lloj dinastie.”

Deri në këtë pikë, Assad ka mbijetuar duke mbledhur një koalicion të minoriteteve brenda vendit të tij, të cilët ndihen të kërcënuar nga shumica e myslimanëve Sunitë. Pastaj, më e rëndësishmja është se ai ka marrë ndihmë nga aleatët si Rusia dhe Irani, por që është ndihmuar edhe nga milicitë Shitte të libaneze, transmeton Gazeta Blic.

Amz shton se një arsye tjetër kryesore është se “ka munguar vullëneti ndërkombëtar për ta larguar atë nga pushteti.”

Edhe armiqtë e Assadit janë të ndarë. Ka nga ata që janë idealistë liberal, të cilët për herë të parë dolën në rrugë në vitin 2011. Ka grupe laike dhe ka milici të rëndësishme lokale, transmeton Gazeta Blic. Por, opozita ushtarake e Assadit është e dominuar nga një shumëllojshmëri e grupeve radikale islamike.

Më të zëshmet janë: Jabhat al-Nusra, i cili është i lidhur me al-Qaeda dhe ISIS, që e quajnë vetën Shtet Islamik

Shumë prej fraksioneve opozitare janë duke luftuar në kohë të ndryshme dhe aktualisht ISIS-i është në kundërshtim me shumicën nga ta. Pra, lufta civile në Siri mund të përshkruhet si luftë e tre-anëshme.

Pavarësisht ndarjeve dhe pavarësisht sulmeve ajrore kundër ISIS-it, që udhëhiqen nga SHBA-ja, opozita është duke e ndjerë një fitore të vogël. Në thelb, Assadi është duke ngelur pa njerëz, thotë historian Azm

Si rezultat Rusia dhe Irani kanë rritur ndihmën e tyre. Raportet e muajve të fundit janë se luftës në Siri i janë bashkuar edhe ushtarë nga Rusia.

Këto raporte më pas kanë shtyrë Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, John Kerry, që të bisedojë më homologun e tij në Moskë. Por, Azm thekson se në askpektin praktik as SHBA-ja nuk mund të bëjë më shumë.

“Putini e ka bërë të qartë që në fillim,” thotë Azm,” që si nuk do e lejojë rënien e regjimit të Assadit.”

Dhe ndërsa situate të mbetet e tillë në Siri, dhe përderisa lufta të vazhdojë, fluksi i refugjatëve nuk do të ndalet.