Lajme Shqip Sunday, 05 June 2011 16:12

Chelsea është i interesuar për mesfushorin holandez të Interit Wesley Sneijder (26). Siç është raportuar këtë mëngjes nga Gazzetta dello Sport, lojtari holandez është në krye të listës së Guus Hiddink, gjithnjë e më pranë në stolin e Chelseas.

E, në anën tjetër, Interi mund ta marrë 20-vjeçarin e Lilles, Eden Hazard. Lojtari belg deklaroi: “Unë nuk e di ende nëse unë do të qëndroj, raportoi “fcinternews”, dëshira ime është të luaj në Ligën e Kampionëve, me këtë fanellë ose atë të një tjetër skuadre, ëndrra ime është të luaj në një skuadër të madhe, ndoshta në pak vite, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.