|
|
e Diel, 19 Gusht 2012 18:01 Çeki – Policia në Republikën Çeke arrestoi një mashkull që dyshohet se po planifikonte realizimin e sulmeve të ngjashme me ato të Anders Behring Breivik në Norvegji.
Në komunikatën e forcave të rendit, 29-vjeçari akuzohej për armbajtje pa leje të armëve luftarake dhe kërcënimin e rendit publik.
Një neonazist, besohet se ai ishte i frymëzuar nga “mostra” Breivik, i cili vrau 77 persona në korrik 2011, motivuar nga doktrinat ekstreme të racizmit dhe nacionalizmit.
Armë automatike, granata dore dhe uniforma policie u zbuluan në banesën e tij në qytetin e Ostravës, ndërsa i arrestuari, emri i të cilit nuk u bë publik momentalisht për arsye hetimesh, përdorte emrin e Breivik në internet.
Megjithatë, u komunikua se ai ka pesë precedentë penalë, përfshi hedhjen në erë të një kabine druri të braktisur në të shkuarën.
Sipas mediave çeke, nëse policia do të ishte vonuar edhe disa ditë me arrestimin, vendi mund të ishte tronditur nga një masakër e tmerrshme. Në arrestimin e 29-vjeçarit mësohet se luajtën një rol aktiv agjentët e Shërbimit Sekret Çek. (T.Ch)