Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 09:35

Nju-Jork - Arrestimi i komandantit të mëparshëm të ushtrisë së serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiq, hap mundësi për pajtim të Ballkanit dhe ta afrojë Serbinë drejt BE-së, vlerësoi kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzhi Busek, në tekstin autorial të publikuar në numrin e sotëm të gazetës “Uolstrit Xhurnal”.

Busek konsideron se arrestimi i Mlladiqit paraqet mundësi të përkryer për stabilizim dhe futje të shpirtit të pajtimit në vendet ballkanike.

“Kjo është me rëndësi thelbësore për zhvillim të qetë dhe prosperues të rajonit për më pak se një gjeneratë prej kur popujt e tij ashpër u përleshën njëri kundër tjetrit”, potencoi Busek.

Kryetari i Europarlamentit konsideron se pajtimi nuk do të thotë edhe harrim të së kaluarës, por se gjykimi i Mlladiqit, Radovan Karaxhiqit dhe të dyshuarve të tjerë për krime luftarake jep nxitje të dukshme të atij qëllimi. BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet dhe do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për avancimin e këtij procesi”, shtoi Busek.

“Me nxjerrjen e Mlladiqit para drejtësisë Serbia bëri hap të madh drejt sigurimit të së ardhmes së tyre evropiane. Vullneti i mirë i krijuar me këtë arrestim mund t’i ndihmojë vendit që t’i përshpejtojë të strukturat reformuese të sëmura, por të domosdoshme”, theksoi Busek.

Sipas tij, arrestimi i Mlladiqit paraqet lajm të mirë për Evropën dhe për Ballkanin dhe dëshmi për atë se çka mund të arrijnë “fuqia e butë evropiane dhe presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar”.